Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i është kundërpërgjigjur ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi sa i takon sulmit kibernetik në vendin tonë.

Demokrati tha se kackerimi i portalit E-albania ishte boarding pass për të hyrë në institucionet e tjera. Mes të tjerash ai theksoi se janë marrë të dhëna sensitive.

“Çdo krahasim çalon, por krahasimi që solli zoti Peleshi jo vetëm çalon por është absurd. Për Ukrainën, Zelensky i mori masat shpejt, se do ishte ku do ishte sot. Hackerimi i portalit është shndërruar një boarding pass për të kaluar te të gjitha institucionet e tjera. E njoh mirë fushën. Është njohuria. E njoh fushën shumë më mirë se disa që mund të jetë mesatarisht i fushës. Kjo është e vërteta. Ti revoltohesh se pse e di unë, apo pse është kështu. janë marrë të dhëna sensitive.”, tha Boçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb