Deputeti i PD, Dashnor Sula lajm lajmëron dërgimin në Kushtetuese të Bordit të caktimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

Sula tha se PD do do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i cili u ngrit për të mbrojtur qytetarët dhe nuk ka funksionuar, por çmimet kanë njohur vetëm rritje.

“Grupi parlamentar i PD-së ku do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit i ngritur për kontrollin e çmimeve të ushqimeve të shportës në tregun shqiptar.
Ky Bord që u ngrit për të bërë të mundur ruajtjen e qytetarëve shqiptarë nga rritja e çmimeve nuk ka funksionuar. Ne si PD e kemi kërkuar që në shtator 2021 që të ulet TVSH-ja e ushqimeve të produkteve të shportës çka do të bënte të mundur që qytetarët shqiptarë të kishin çmime më të ulëta”, deklaroi Sula.

Ai tha se “shpresoj shumë që Gjykata Kushtetuese do të bëjë të mundur që ta marrë në shqyrtim me një procedurë të përshpejtuar sepse është në interes të qytetarëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb