Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar ministren Mirela Kumbaro, e cila sipas tij ka licencuar plehërimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, edhe në Memaliaj.

Sipas tij përveç grumbullimit të plehrave pak metra larg në Këlcyrë është shtuar edhe një tjetër “vrasëse” e ambientit dhe e lumit të Vjosës.

Shehu shkroi në Facebook se këto vendgrumbullime janë licencuar nga vetë “ministrja-deputete” e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pikërisht kur kryeministri Rama të cilin e cilësoi si “shefi” i saj e shaplli Vjosën Park Kombëtar.

Postimi i plotë:

Ministria-deputete e ambjentit licencon „pleherimin“ e „Parkut Kombetar“ te Vjoses…edhe ne Memaliaj!
Keshtu pervec derdhjes se „ujrave te zeza“ te te gjithe Qarkut te Gjirokastres ose me shkurt „feceve“ ne Vjose …
Pervec grumbullimit te plehrave pak metra larg saj ne Kelcyre etj…
Shtohet edhe nje «vrasese» e ambjentit dhe e Vjoses…
Nje grumbullim tjeter plehrash ne breg te saj, ne Mogila te Memaliajt!
Edhe kjo e licencuar nga vete Ministria-depute!
Pikerisht kur Shefi i saj e shpalli Vjosen “Park kombetar”.
Unik ne Europe e boten e qyteteruar ky “park”…
I licencuar per tu mbushur me fece e plehra!
Edhe me dekompozimet e tyre te infiltruara ne ate lum, apo te cuara direkt aty nga perenj a ujra te ndotura, qe derdhen aty.
Dhe pastaj flitet per “Park Kombetar”!
Nje tjeter mashtrim ky i Rilindjes, ndersa ndotja e Vjoses shtohet me firmen e Ministres-deputete.
Faleminderit Zj. Ministre per kontributin tuaj ne mbushjen me fece e plehra te atij lumi te rralle!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: