TIRANE– Deputeti i PD-së për Qarkun e Korçës, i zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit, Klevis Balliu ka bërë thirrje që opozita të bashkohet, pavarësisht spektrit politik. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai thotë se në këtë mënyrë se LSI dhe PD duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për t’i bërë ballë qeverisë kriminale dhe fasadë të Ramës.

Sipas Balliut, në vendin tonë partitë politike po luftojnë për të marrë titullin Opozitë.

POSTIMI I PLOTE

Ajo çfarë vihet re sot në politikën shqiptare është diçka që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës! Partitë politike nuk po mundohen të luftojnë për të marrë qeverinë, por për të marrë titullin Opozitë.

Kjo ndodh pasi Edi Rama dhe bashkëpuntorët e tij, përfshirë këtu mafiozë e kriminelë të njohur për organet e drejtësisë, të cilët e ndihmuan atë të blejë pushtetin absolut, e kanë shëmtuar dhe i kanë ulur reputacionin institucionit të Qeverisë, saqë asnjë nuk dëshiron të marrë pjesë në të.

Ky fakt më shtyn të mendoj që opozitar të djathtë e të majtë duhet të bashkohen sot për të luftuar bandat e Qeverisë kriminale, drejtori fasad i së cilës është Edi Rama, por që veprimet dhe urdhërat jepen dhe ekzekutohen nga eksponentë të krimit. Opozita e bashkuar do të punojë për t’i kthyer institucionit të qeverisë identitetin dhe respektin që i takon. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: