TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demorkatike Edi Paloka nuk i kursen akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Paloka tha se Rama po bën arrogantin, me artistët, pedagoget, qytetarët e thjesht, ndërsa shtoi se opozitën e quan armike.

REAGIMI I PALOKËS
Pse ben arrogantin Rama ?
Pedagoget i quan “bisht i kavallit”. Per aktoret shprehet “nuk e di cfare plasjen kane”. Mediat i quan “kazan”. Fermereve ju thote “dini ku ti fusni karrotat qe nuk ju shiten”. Opozita sigurisht eshte “armike”.
Me te varferit e te pamundurit tallet. Biznesin e shkel. Intelektualet dhe profesionistet i poshtron…
Pse nje injorant dhe i paafte me deficenca te theksuara njerezore eshte sot kryeminister dhe ben arrogantin me te gjithe…?!
Pergjigja eshte e thjeshte; sepse ai nuk eshte kryeminister i zgjedhur nga ne. Ai nuk eshte ne pushtet i votuar per merita qeverisese. Ai eshte ne pushtet sepse atyre qe varferoi, ju a bleu voten per nje cope buke. Te tjereve ju bleu edhe shpirtin. Ke nuk mundi ta bleje e kercenoi me krimin dhe pushtetin e krimit.
Biznesi pagoi gjoben dhe u nenshtrua. Intelektualet ulen koken e mbyllen gojen. Sherbetoret qe mbajne lloj lloj maskash neper ekrane edhe sot pas 5 vjetesh si kryeminister te Rames dhe 20 vjetesh te tij ne pushtet, vazhdojne te sulmojne opoziten, “fajin e ka Saliu”.
Ja pse Rama vazhdon te bej arrogantin. Po ata qe e njohin mire, e dijne qe ky frikacak, te fortin dhe arrogantin e ben vetem me ata qe ulin koken. Me te fortet dhe ata qe i dalin perballe per tu perplasur, eshte vetem nje zvarranik.
Eshte vetem ne doren e shqiptareve ( e mos vazhdoni te akuzoni opoziten dhe per kete), ne se do ulim koken ai do vazhdoje te sundoje, te shkele e poshtroje. Bashkojuni opozites, ti dalim perballe. Mjaft i rate samarit se ju duket se nuk keni ci beni gomarit. Te perballemi sebashku dhe do e shihni se cfare e gjen gomarin…
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: