Deputeti i PD, Dashnor Sula, ka bërë thirrje për ringirtje.

Ai ka thënë se edhe pse bënë maksimumin në zgjedhjet e 6 marsit, nuk arritën të krijonin rezultatin që donin dhe në të gjashta bashkitë morën një rezultat zhgënjyes. Sula sugjeron që demokratët të bashkohen e vendimet të merren përtej egos personale.

PD, sipas tij, duhet të futet në një procesi ringritje, duke shtuar se çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik.

Postimi i Sulës:

Demokratët duhet të bashkohen!
6 Marsi ishte një ditë e zymtë për Partinë Demokratike. Unë isha i deleguar në bashkinë e Rrogozhinës. Bëra maksimumin tim që kandidati ynë të dilte fitues. Nuk ia dolëm.
Rezultati që morëm jo vetëm në Rrogozhinë, por edhe në 5 bashkitë e tjera më imponon reflektim. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje ishte 30%. Ndërkohë 70% e shqiptarëve që banonin në këto 6 bashki nuk shfaqën interes të drejtoheshin në kutitë e votimit.

Në kushtet kur kundërshtari ynë politik (Partia Socialiste) ka të gjitha pushtetet dhe nxori për të votuar administratën dhe gjithë në votime të gjitha kapacitetet e tyre, do të thotë se maksimumi i tyre aq është. Pjesën tjetër 70%-ndëshin e votuesve, opozita nuk e ka bindur si alternativë. Ne nuk kemi krijuar besueshmëri tek ata se mund të administrojmë pushtetin lokal më mirë. Edhe nëse mbledh votat e Partisë Demomratike dhe Shtëpisë së Lirisë që janë vota opozitarësh ne sërish nuk e kalonim kundërshtarin tonë.

Rikujtoj edhe një herë që janë 70% e shqiptarëve/ opozitarë që duan zgjidhje.

Në këto kushte çdo lidership i përgjegjshëm që synon të mirën e shqiptarëve e partisë të cilën përfaqëson, duhet të marrë përgjegjësi dhe ti hap rrugë zgjidhjes së situatës. Zgjidhja nuk mund të jetë jashtë PARTISË DEMOKRATIKE.

Ne duhet të bashkohemi dhe të marrim vendime përtej egos personale. Partia Demokratike duhet të futet në një proces ringritje me të gjithë potencialet e veta, të hapet ndaj personave me integritet dhe përmes një Komisioni Përbashkues apo instrumentave që mund të gjenden permes dialogut ti jepet fund kësaj situate.

Kjo kërkon vullnet, kërkon guxim dhe mbi të gjitha lidership.

Çdo orë e humbur është në shërbim të kundërshtarit politik!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: