Deputeti demokrat, Dashnor Sula e quajti sot qeverisën e PS-së si kampione dhe fituese e medaljes së artë për nivelin e lartë të borxhit që ka marrë gjatë këtyre viteve. Duke dhënë disa shifra ai tha se vetëm nga shtatori deri në dhjetor qeveria ka marrë 1 miliardë euro borxh. Ndërkohë që borxhi public për ccdo qytetar tani është 5 milionë lekë.

“Kam pyetur ministren e financave, sa është numri I marrëvehsjeve të huasë. Përgjigjja 252 marrëveshje. Sa marrëveshje borxhi janë lidhur nga 2013 deri më sot? 58 marrëveshje. Sa është vlera e borxhit? 5.4 miliardë euro. Në ccfarë viti parashikohet që Shqipëria të shlyejë të gjitha detyrimet? Përgjigjja 2053, por mund të shkojë edhe 2075 me marrëveshjet e tjera që janë firmosur. Pra ne sdo jemi gjallë, por edhe fëmijët e nipërit tanë do jenë në borxh. Sa është detyrimi monetar që ka ccdo qytetar si rrjedhojë e këtyre marrëveshjeve? 5 milion lekë. Imagjinoni një familje në zonat rurale me 6 pjesëtarë? Me 30 milionë lekë e nisin ditën ata. Kjo qeveri e meriton medaljen e arit për borxhin”, tha Sula.

Sipas tij “kur erdha në mëngjes këtu pashë një varg me furgona të policisë dhe I bëra një foto. Mendova se ka ardhur momenti që do arrestohet ndonjë ministër, ish ministër apo ndonjë deputet I korruptuar. Por ata kishin ardhur sepse këtu kish ardhur banda e 5 Majit që po iu prishen banesat. Si nga e majta dhe nga e djathta ka njerëz shumë të nderuar, edhe ndonjë ministër me integritet është dhe nuk dua të bëj diversion, por ka njerëz këtu që me paga shteti kanë bërë pasuri përrallore. E vetmja rrugë shpëtimi për këtë vend nuk është zgjidhja përmes votës. Rama I di të gjitha mënyrat për ti fituar zgjedhjet. E vetmja rrugë për të shpëtuar këtë vend ëhstë të vihen para drejtësisë ministrat e zyrtarët që abuzojnë. Ky do jetë shpëtimi jonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb