Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Papa Benedict XVI.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehu thekson se njerëzimi mbarë humbi një mbrojtës të pa lëkundur të “vlerave” universale.

MESAZHI I SHEHUT
Me vdekjen e Papa Ratzinger, jo vetem Kisha Katolike, por njerezimi mbare humbi nje mbrojtes te pa lekundur te “vlerave” universale!
Nje personalitet, qe ne te gjithe aktivitetin e krijimtarine e tij, si profesor, fetar e deri si Pape, ishte konseguent i atyre linjave thelbesore te moralit, jetes, egzistences se shoqerise njerezore.
Mbrojtes i tradicionit, por dhe i hapur per realitetet e reja te krijuara.
Por kjo pa cenuar vlerat themelore jo vetem te Kishes, por te shoqerise njerezore ne teresi.
Mbrojtes i familjes se vertete, por kundershtar i vendosur i cdo diskriminimi dhe keq trajtimi njerezor ndaj homoseksualeve.
Mbrojtes i jetes qe ne embrionin e saj, qe ne barkun e nenes, si nje detyre e shoqerise.
Por dhe si nje drejte universale kjo per cdo qenie njerezore, qofte dhe fetus ky.
Forcues i moralit te vete Kishes, e cfaqur kjo edhe ne luften plot transparence ndaj rasteve te pedofilise brenda saj.
I hapur per nje dialog nderfetar, si premise e afrimit te njerezve dhe e paqes.
Disa e quajten “konservatore”, pikerisht per keto qendrime e perpjekje te admirueshme.
Une do te thoja se Ai ishte nje Konsevator e Novator, ne mbrojtje e zhvillim te asaj qe i duhet shoqerise sone sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb