TIRANE-Pas deklaratës së ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj se nuk do ketë asnjë kosto shtesë për bizneset lidhur me sistemin e monitorimit të transaksioneve, ka reaguar deputeti i PD, Endri Hasa. Përmes një postimi në Faecbook, deputeti i PD thotë se ministri gënjen, pasi sistemi i monitorimit të Tatimeve ka koste të rende financiare mbi biznesin.

Statusi i plote:

Arben Ahmetaj gënjen paturpësisht duke thënë se sistemi i ri i monitorimit te tatimeve nuk do te ketë kosto shtese.

Shqiptaret qe kane një biznes duhet te dine se Ministri i Financave nuk thotë te vërtetën!

Sistemi i ri KA kosto te renda mbi biznesin.

Qe te prodhosh, dërgosh dhe marrësh fatura elektronike duhet te kesh kompjuter dhe/ose pajisje te dedikuara, së bashku me printerat përkatës. Këto do te blihen nga biznesi sipas vendimit korruptiv te qeverise!

Aktualisht, pajisjet fiskale në përdorim transmetojnë 1 here ne 24 ore.
Çdo lloj përshtatje do te ketë kosto direkte për biznesin.

Ne dokumentat qe vetë kanë shkruar, është e qarte si kristal se monopoli i ri i qeverise detyron çdo biznes ne çdo cep te Shqipërisë të pajiset me kasa dhe pajisjet e nevojshme qe raportojnë ne kohë reale
faturat elektronike.

Monopoli i qeverise do t’i kushtoje biznesit jo me pak se 600 euro!

Shume shpejt Arben Ahmetaj, shokët e tij ne qeveri apo vartësit e tyre do te përballen me drejtësinë e pakapur për çdo akt qe vjedh shqiptaret!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: