Deputeti demokrat Tritan Shehu ka qenë pjesë e diskutimeve në parlamentin portugez në një mbledhje të organizuar nga KiE. Shehu ka informuar për këtë takim dhe temat e diskutuara.

Deputeti i PD tha se veçanërisht diskutime, rekomandime e vendime të rëndësishme u realizuan dhe u morën për dhurimin e organeve, rreth shëndetit mendor, për forcimin e demokracisë nëpërmjet thellimit të decentralizimit, etj.

“Sot në Lisbonë.
Në sallën e Parlamentit portugez gjatë një mbledhje të organizuar nga Këshilli i Europës.
Një diskutim në Komisionin ku unë bëj pjesë, për gjallërimin e vlerave morale të shoqërisë, moralit, etikës e organizimit në shëndetësi, forcimit të demokracisë etj.
Veçanërisht diskutime, rekomandime e vendime të rëndësishme u realizuan dhe u morën për dhurimin e organeve, rreth shëndetit mendor, për forcimin e demokracisë nëpërmjet thellimit të decentralizimit, rreth nevojave e strategjive e reja të sistemeve shëndetësore në Europë, etj.
Unë pata rastin të shpreh disa nga mendimet e sugjerimet e mia”, shkruan Shehu.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb