TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar disa foto që tregojnë qytetarët në dyert e ambasadës gjermane.

Spahia shkruan se shqiptarët duan të lënë Shqipërinë, duke iu referuar mesazhit të një qytetari që po pret gjithashtu tek ambasada gjermane. Qytetari i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të kalojë nga ajo rrugë.

STATUSI I BARDHIT
Shqiptarët mësyjnë dyert e ambasadave me synimin e vetëm: të lënë Shqipërinë. Tek ambasada Gjermane rikthehen radhët e gjata, këto pamje menduam se i kishim lënë pas. Mesazhi i mëposhtëm nga një qytetar:
“Z.Bardhi tregoji pak kësaj qeverisë se çfarë bëhet tek ambasada gjermane.
Thuaji Ramës hajde pak nga kjo rrugë e shiko realitetin e vërtetë të popullit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb