TIRANË

Deputeti i PD Arbi Agalliu ka publikuar pamje nga zona përreth Vjosës e përmbytur nga uji. Agalliu shkruan se qyteza e Selenicës në zonën e Bishtit të Malit është e pakalueshme.

Sipas tij, mungesa e theksuar e investimeve në argjinaturë, në kanalet kulluese, abuzimi me shtratin e lumit nga kompanitë e inerteve si dhe ndërtimet pa leje bëjnë që sot të kemi këto përmbytje.

“Vijojnë të ngelen të përmbytura zonat rreth Vjosës, dhe jo vetëm. Qyteza e Selenicës, në zonën e quajtur Bishti i Malit është bërë e pa kalueshme, si çdo fshat përgjatë Vjosës. Mungesa e theksuar e investimeve në argjinaturë, në kanalet kulluese, abuzimi me shtratin e lumit nga kompanitë e inerteve si dhe ndërtimet pa leje bëjnë që sot të kemi këto përmbytje”, shkruan Agalliu.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb