Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka nxjerrë sot një video nga një prej fshatrat e zonës së tij elektorale, ku kanë mbetur vetëm gjashtë familje.

Sipsa tij, pavarësisht propagandës së Ramës, e vërteta është që të gjithë e kanë braktisur vendin.

Statusi i Sulës

Fshatrat drejt zhdukjes!

Kam vendosur që çdo javë të shkoj në një fshat të zonës ku më është besuar që ti përfaqësoj.

Sot isha në Kazije, një nga fshatrat malorë të bashkisë Peqin. Dukej sikur agresioni rus kishte mbërritur edhe në këtë fshat. Shtëpitë ishin braktisur dhe shkatërruar totalisht. Nga 100-150 familje që jetonin më parë, tani kishin mbetur vetëm 5-6 familje.

Një i ri, ndër të rrallët më tha se kanë mbetur shum pak banorë. Çdo ditë bënte një orë e gjysmë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë.

Ndërsa një i moshuar që takova më tha me pikëllim se kanë ikur jo vetëm të rinjtë (fenomen ky në të gjithë Shqipërinë), por edhe burrat e gratë të moshës së mesme.

E trishtë të shikosh se si shkatërrohen fshatrat në një kohë kur vendi ka më shumë se kurrë nevojë për kontributin e tyre, për punimin e tokave, për produktet e tyre.

Shqiptarëve u mbushet koka me propagandën që u servir Edi Rama, por në fakt të vërtetën e thonë banorët të cilët nuk mësohen se si të flasin para kamerave.

Në 9 vite Edi Rama në krye të qeverisë e ka diskriminuar fshatin. Asnjë centimetër asfalt, asnjë investim për ti stimuluar që të qendrojnë dhe të punojnë tokat e tyre. Me politikat penalizuese i ka detyruara ata të migrojnë në rastin më të mirë ose të braktisin vendin fare e të ndërtojnë jetën në një shtet tjetër.

Kjo është e vërteta e hidhur që po ndodh çdo ditë në fshatra!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: