TIRANE– “Opozita do të vazhdojë të protestojë, nuk do të ndalemi”. Kështu deklaroi ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani.

I ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në ‘News24 Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Arben Ristani u ndal tek protesta e sotme që zhvilloi opozita por edhe qytetarë, të cilët bllokuan disa akse kryesore në vend, në shenjë kundërshtie për taksën.

Ristani tha se pasditen e sotme do të mblidhet opozita e bashkuar për të vendosur hapat që do të ndiqen në ditët në vijim. Mes të tjerash ai komentoi edhe vendimin e kryeministrit për t’u tërhequr nga taksa per Rrugën e Kombit, ndërsa tha se; Tërheqja e Ramës ishte “lot krokodili”’.

“Aksioni i opozitës është i bazuar ne luftën kundër varfërisë. Do te mbështesim protestat e qytetareve. Tërheqja e Rames, “lot krokodili”. Rama mban në burg qytetare të pafajshem. Qytetaret kuksiane u rrembyen ne mes te natës. Ndalimi i protestuesve, pa asnje procedure. Do ketë protesta në mënyrë absolute, pasi nuk e kemi axhendën”, tha Ristani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: