TIRANE- Partia Demokratike është e vendosur në aksionin opozitar kundër qeverisjes së kapur nga krimi, sipas tyre. Duke folur për mediat, nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, pasi opozita braktisi mbledhjet e komisioneve parlamentare në formë proteste ndaj situatës në vend, deputeti demokrat Flamur Noka, tha se Qeveria Rama ka rënë.

“Gjushi as më shumë as më pak, ushtar i vogël i kësaj perandorie. Kjo qeveri nuk mund të bëjë buxhet, i ka ditët e numëruara. Kjo qeveri i bleu votat, dhe kjo do të rrëzohet në mënyrën më demokratike. Kjo nuk është qeveri e shqiptarëve, por e trafikut dhe bandave. Është shumë e rëndësishme që në këtë drejtim kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve”, u shpreh Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: