Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka reaguar sot ndaj gjobës 3.6 milionë euro që shteti i ka vendosur Birra Tiranës.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se biznesi vendas, i cili mbush arkën e shtetit, duhet të trajtohet si partner, jo si lopë që vetëm milet.

Statusi i Agalliut

Gjoba është mënyra e gabuar e të qeverisurit!

Të vendosësh një gjobë është mjaft e lehtë, qoftë kjo dhe me të pa drejtë.

Ajo që shteti ka detyrim është të nxisë zhvillimin e biznesit vendas, të përmirësojë paketën fiskale në funksion të biznesit vendas, të jetë konsulent i tyre e jo të vendosë gjoba (sikurse po shoh rastin e Birra Tirana).

Biznesi vendas është gjëja më e ndershme në këtë vend. Është pikërisht ky biznes që mbush buxhetin e shtetit të shpuar nga të gjitha anët, është ky biznes që paguan pagat e kësaj administrate shpesh të korruptuar, është ky biznes që paguan pensionet, spitalet, shkollat, rrugët dhe çdo gjë tjetër.

Ndaj, në vend që t’i vendosen gjoba, biznesit vendas i duhet ofruar ndihma dhe konsulenca e duhur, duke e trajtuar si partner e jo si një lopë që vetëm milet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb