Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka vizituar së fundmi një fermer në fshatin Imshte të Lushnjës, ku ka ngritur shqetësimin se ky i fundit ka pësuar humbje të mëdha ekonomike.

Korreshi nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj ministres së bujqësisë, Frida Krifca, e cila e ka vizituar më parë familjen e këtij fermeri duke i premtuar ndihmë dhe rimbursime për ta kapërcyer vështirësinë, por sipas tij mbetën vetëm premtime.

Sipas deputetit të PD-së, fermeri është detyruar të marrë kredi në institucionet financiare, kredi të cilën nuk ka mundur ta shlyejë e për pasojë ka shitur një pjesë të kombajnës për të mbyllur detyrimet bankare.

Ai ironizon vizitën e Krifcës në fermën e familjes Mita, duke thënë se “shkëlqimi ra shumë shpejt, zgjati po aq sa zgjat blici i aparateve fotografike” dhe “Ministria iku e shalqiri mbeti”.

Gjithashtu, ai ngre shqetësimin se tregu për tregtimin e produkteve mungon e për rrjedhojë prodhimet bujqësore po kalben në parcela. Korreshi është shprehur se “pakoja” është boshe dhe çmimet janë në stratosferë.

Në fund të postimit, deputeti ngre pyetjen ndaj ministres duke i kërkuar se “çfarë do t’i thuash këtij fermeri?!” Ai i drejtohet ministres Krifca duke i thënë se fermerët duan zgjidhje, pasi “Mjerimi është ulur këmbëkryq në tryezat e fukarallëkut”.

Statusi:

Bujqesia ne mjerim Ministria ne shtegetim!

Pamjet e me poshtme jane te parceles se z. Ilir Mita nga fshati Imshte, Njesia Administrative Bubullime, Bashkia Lushnje.

Gjate fazes se mbjelljes pati nje humbje te madhe ekonomike si pasoje e grisjes se plasmasit per shkak te eres se forte.

Ministria u zotua se do ta rimbursonte humbjet per fermerin por asnje kokerr leku nuk ju dha.

U detyrua te merrte kredi ne istitucionet financiare me shpresen se te pakten do shiste produktin e te kompesonte humbjet.

Me pak fjale te dilte jek e jek si i themi nga anet tona.

Shpresat u rriten kur shoqa Ministre erdhi e beri foto ne parcelat me shalqinje dhe si dhurate u dha nja nje ”pako” te mbeshjelle e te zbukuruar si veshjet e ministreve.

Zerat ne fshat qarkulluan se brenda kishte luge floriri dhe sapo te behej shalqiri do hapej ”pakoja” dhe te gjithe do jetonin te lumtur se Ministria dhe partia mendon per popullin.

Shkelqimi ra shume shpejt zgjati po aq sa zgjat blici i aparateve fotografile.

Ministria iku shalqiri mbeti.

Treg ska, çmim ska, parcelat e tejmbushura me prodhim po kalben.

Me to po tretet djersa mundi e shuhet shpresa. te vetmet gjera qe u shtuan jane borxhet e fukaralleku.

Pakon e kishim lene ta hapnim kur te vinte Ministria po shteti erdhi si opozitar dhe na tha qe nuk eshte faji jon por i grumbulluesve.

Sa vite u bene qe “pakoja” eshte boshe e borxhet stratosfere. Aq shume sa fermeri ne fjale per te shlyer kestet e kredise te mbartura ne muaj u detyrua te shese pjese te kombajnes per ta lare kete borxhe qe po i merrte frymen jo vetem atij por edhe familjareve te tjere.

Po tani o shoqa Ministre si do ti thoni ketij fermeri ??

Te lutem foton mbaje per vete se ata jane ngopur me fotot dhe buzekuqet tuaja e duan zgjidhje.

Mjerimi eshte ulur kembekryq ne tryezat e fukarallekut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb