Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ku do të diskutohen një sërë projektligjesh.

Ashtu siç edhe është njoftuar nga Kuvendi, seanca nisi në orën 10:00.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ishte i pari që mbajti fjalën sot në Kuvend, ku i kërkoi llogari kryeministrit Edi Rama ne nje interpelance për nismën e tij për “Ballkanin e Hapur”. Sipas Shehut, kjo nismë u ideua në zyrat e Vuçiç.

“Z. Kryeminister1
Se pari ju falenderoj per pjesemarjen ne kete interpelance, qe une e konsideroj te rendesishme, sepse ka te beje me ceshtje e strategji, qe lidhen me maredheniet rajonale, shkembimet ekonomike, rolin tone ne ato, vizionin europian etj. Pra si e tille perfshin nje game te gjere ceshtjesh thelbesore per Shqiperine, Kosoven, MV, Malin e Zi, Serbine etj, me interesa edhe te partnereve tane, qe pervec te tjerave jane perfshire ne Rajon edhe ne nje sere inisiativash zhvilluese, integruese e gjithe perfshirese, si IPA, CEFTA e deri te Procesi i Berlinit. Pra ketu kerkohet nje diskutim i gjere, qe realisht duhej bere perpara shpalljes se kesaj nisme “Mini Shengen” ne Novi Sadi, duke tentuar keshtu te sfumoheshin inisiativat komunitare ne Rajon. Dhe akoma me keq, qe kerkonte e kerkon te zevendesimin e tyre me nje inisiative e tille me proptagonist, drejtues e garant Vucic, inisiative per te cilen ju u bete mbeshtetes dhe propagandues. Nuk ka menyre me te mire se kjo per te shkaterruar nismat komunitare, te vetmet thelbesore per zhvillimin, bashkepunimin e integrimin europian te Rajonit. Aq shume u involvuat ju ne kete projekt vucician duke u bere njesh me ate, sa para pak ditesh Parlamenti i Serbise jua shperbleu me duartrokitje te gjata. Kjo eshte e kunderta e asaj qe mund te ndodhe ne Kuvendin te Kosoves, te Malit te Zi, Bosnjes dhe se fundi mbas votes ku Zaiev mori nje pergjigje te qarte, edhe te atij te MV.

Disa dite me pare Zj. Ministre juaj e jashteme ketu ne Kuvend tha se kjo inisiative nuk eshte pregatitur ne zyrat e PS. Po, jam dakort me ate se kjo inisiative nuk eshte pregatitur ne zyrat e PS dhe as ne Ministrine tone te Jashteme. Ajo nuk u pregatit as ne nje dialog politik brenda vendit. Ajo nuk u diskutua edhe me vendet e Rajonit. Ajo nuk u pregatit as ne kordinim me partneret tane, me Brukselin, Washingtonin, as me ato vende terendesishme e aktive per Rajonin e ne vete, si Gjermania, Italia, Greqia, Franca, Austria etj. Mund te jete pregatitur se bashku me disa qarqe okulte, me interesa shume te dyshimta ato, por kjo eshte e gabuar.

Ne fakt ajo u ideua nga zyrat e Vucicit, e bazuar mbi reminishencat e endrat e Serbise per “Jugosllavine e Re”, mbas shperberjes se asaj te vjeter, pra u ndertua mbi nje baze politike, nacionalizmi, si dhe per interesa ekonomike e dominimi. Ajo u ndertua ne perputhje me vizionin gjeopolitik te Serbise, si firmetare e Unionit EuroAzian te Rusise, diametralisht i kundert ky me BE. Ne fakt kjo eshte e montuar si nje ngrehine e perbashket me nje tjeter ide serbe, qe ka jetuar qe para pavaresise se Kosoves per nje rindarje te saj brenda Jugosllavise atehere, apo ate te krijimit te Serbise se Madhe me ane te “shkembimit” te territoreve Kosove-Serbi mbas pavaresise. Pra ketu kemi nje mbivendosje te te dy projekteve, ate te Serbise se madhe ne nje Jugosllavi te re, duke tentuar te zbehet sovraniteti i Kosoves, “mbeturinat” e se ciles edhe mund te bashkoheshin me Shqiperine!
Dhe ju zoti Kryeminister u bete mbeshtetes i saj. Ne fakt gishti juaj ishte qe ne projektin e pare, te shkembimit te territoreve se bashku me ndonje personalitet te Prishtines, por qe si pasoje e nderhyrjes te partnereve tane te BE e me tej edhe te vete Washingtonit, u hodh poshte. Koha i dha asaj ngjyrat qe kishte, ate te nje aventure te rrezikshme jo vetem per Prishtinën, por dhe per stabilitetin e Rajonit, edhe si pasoje e hapjes se “Kutise” se riberjes se kufijeve, me “tretjen” e Kosoves. Sot lexohet qarte se ajo inisiative serbe ishte nje prelud i asaj cfare po rrezikon te ndodhe ne Bosnje, i problemeve te krijura artificialisht nen petkun fetar ne Mal te Zi, apo cfare ndodhi ne kufirin Kosove-Serbi, ku u dislokuan armatimet ruse.

Pra keshtu Z.Kryeminister ju u perfshite ne nje projekt te rrezikshem, por dhe te deshtuar, qe diten e nisjes se tij ne Novi Sad ne pranine tuaj. Sepse ai projekt jo vetem ishte përjashtues ndaj shume vendeve, anti europeist, por ne radhe te pare bazohej ne mekanizmin e funksionimit te tij nen kontrollin serb, me nje Kosove te pa barabarte, me pavaresi te “thyer”, dhe per me shume qe kurre nuk i erdhi nje ftese zyrtare e nje platforme si shtet sovran. Ky projekt keshtu nuk mund te kishte e nuk mund as marre miratimin e Kosves e atyre vendeve te tjera edhe ne Rajon. Pra cfare eshte?

Une gjykoj se nje cilesim te mire per kete nisme e ka dhene Ministri i Jashtem i Malit te Zi duke e percaktuar. “ Nje nisme te pa nevojeshme, te pa dobishme dhe te pa duhur”, megjithëse per mendimin tim demet e saj jane shume me te mëdha. Kjo edhe sepse gjithçka propozon ky Minishengen është krejt e arritshme nëpërmjet institucioneve e nismave ekzistuese si Tregu i Perbashket Rajonal, qe vjen nga Procesi i Berlinit, se ciles ai i kundervihet. Apo dhe se ky “Ballkan i hapur” shpenzon para vetem per samite, tryeza te rumbullakta e konferenca. TPR jo vetem qe eshte gjithe perfshires e konsensual brenda tij e nen drejtimin e Brukselit, por gëzon dhe përkrahjen politike si dhe mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, duke pershpejtuar integrimin europian te rajonit. Ndersa ajo qe ju thate ne Oher se gjithmonë kishte nje nga 6 shtetet qe vinte veton e prandaj u krijua “Minishengeni”, eshte surealizerm edhe per faktin se vetot me se shumti aty i vendoste Serbia kunder Kosoves! E tashti Serbia vendoset ne krye. Po keshtu në aspektin e përmbajtjes sociale e benefiteve qytetare, TPR është nje mekanizëm i avancuar për realizimin e katër lirive europiane. Gjithashtu ai projekt zhvillimi e integrimi ka dhe përkrahjen amerikane. Prandaj pyetja pse hyn në punë Minishengeni perballe TPR i lidhur me Procesin e Berlinit, kerkon nje pergjigje me te gjere se sa ajo “për vetëm promovimin propagandistik të autoreve e mbeshtetesve te tij”. Ajo le shume pika te errta per stabilitetin rajonal, bashkepunimin e pjesemarjen e barabarte te vendeve tona, integrimin, te pa mundura keto jashte nismave komunitare, pa drejtimin, financimin e garancine e Brukselit.

Prandaj kjo nisme nuk mund te kishte fund tjeter, pervec se atij qe ka, deshtimin e saj, ashtu sic u pa edhe nga rezultati i zgjedhjeve ne MV, nga takimi ne Novi Sad, si dhe nga braktisja se fundmi, qe i beri edhe Vucic asaj konferences suaj duke ju lene ne vetmi. Ai si pjese e Unionit EuroAzian preferoi Mosken e Putinin, nga u kthye me garanci kunder interesave te Kosoves, Rajonit e me premtime te medha ushtarake dhe ne inteligjence.”, tha Shehu.

RENDI I DITËS
Rendi i ditës
Në mbështetje të Urdhrit nr. 30, datë 26.11.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.11.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me Kryeministrin z. Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu. (Neni 80 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit)
4. Akt normativ nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.01.2021 të Këshillit të Ministrave”.
(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e
Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
5. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të ndryshuar””. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
2
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimin komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektvendim “Për një ndryshim në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit”. (Nenet 55 dhe 117 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: