TIRANË- Deputeti demokrat Bardh Spahia ka denoncuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për lëvizjen e mjekëve nga një qytet në tjetrin si një ç’organizimit total.

Spahia thotë se mjekët po mendojnë të refuzojnë patronazhin, si një sistem që dëmton rëndë sistemin shëndetësor. “Largimi i Edi Ramës dhe alternativa e PD për shëndetësinë është e vetmja zgjidhje”, thotë Spahija.

STATUSI I DEPUTETIT SPAHIA
Nëse lajmin e patronazhit të mjekëve të Maternitetit në Spitalin e Burrelit e quajmë sukses, atëherë Zot na ruaj!
Nuk mund të quhet kjo një arritje! Kjo është një hap me shume drejt ç’organizimit total edhe për ato mundësi që mund të ofrojmë në QSUT e Maternitete.
Edhe Dibra e rrethet e tjera që vuajnë mungesën e specialistëve obstetër gjinekologë po ngrenë zërin për specialistë, por kjo formë e ashtuquajtur patronazh nuk ndihmon aspak në shtatzënitë me probleme që kërkojnë ndjekje të vazhdueshme, nuk lehtëson situatat në lindjet prematurë sepse mungon mjeku neonat. Pra dhe pse mjeket ikën në Burrel sërish vijnë pacientë nga Burreli për në Tiranë.
Nga kontaktet e vazhdueshme me kolegë kam informacion që ka përpjekje nga ana e mjekëve për ta refuzuar në grup këtë patronazh, duke pasur pikësëpari në plan të parë interesin dhe shqetësimin për jetën e nënës dhe fëmijës, por nuk kanë mundur të artikulohen haptazi të gjendur përballë presionit të madh të urdhrit të orkestruar kryeministër – ministre e shëndetësisë.
Të nderuar miq!
Shëndetësia falas nuk ngjizi! Ajo nuk mund të ngjizë, është megadështim.
Vetëm reformat e djathta, spitalet ndërmarrje, siguracionet shëndetësore fleksibël publik-privat janë zgjidhja!
Zgjidhja është largimi i Edvin Ramës!

Spahia

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: