TIRANE– Ish-ministri Brendshëm dhe deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar për situatën e sigurisë dhe rendit në vend. Përmes një statusi në Facebook, Noka thotë se Shqipëria mban rekord të zi kriminal, pasi vetëm këtë muaj ka pasur 11 raste të shpërthimeve me tritol në gjithë vendin. Sipas deputetit ky bilanc tregon se krimi bashkëqeveris me Ramën dhe sundon kudo.

Statusi i plotë:

11 goditje ndaj jetes dhe ndaj prones me eksploziv vetem kete muaj. Ky rekord i zi kriminal po ndodh ne vend, veper e bandave dhe grupeve kriminale qe ndihen te fuqishme e te paprekshme per shkak te lidhjeve me qeverine. Nje panik i vazhdueshem qe ka demtuar rende sigurine e njerezve , te biznesit dhe qe mban larg investitoret e huaj. .. 11 shperthime tritoli ne me pak se 4 jave, jane treguesi i qarte se krimi bashkeqeveris me Edi Ramen dhe sundon kudo ne vend. Kjo qeveri po tregon se nuk eshte zgjidhja per rendin e sigurine .Ajo eshte kthyer ne vete problemin ..Cdo gje tjeter eshte estrade e propagande bajate, si ato me konkurs e veting per policine. Shqiptaret skane cfare presin me, duhet ta gjejne vete zgjidhjen. Rend e siguri ka vetem me largimin e Edi Rames.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: