TIRANË

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka sulmuar ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati. Në një status në “Facebook”, Spahia e quan Bushatin, ministrin më të paaftë, ministër të pazareve dhe mbrojtës të krimit.

Ai shkruan se Shkodra dhe Postriba e njohim mirë dhe e dinë çfarë përfaqëson.
“Neokomunisti, ministri më i paaftë, ministri i votave kundër SHBA, ministri i pazareve me trojet dhe detin shqiptar, ministri mbrojtës dhe garant i krimit viziton dhe kërkon mbështetje në dy vendet me antikomunistë, Postribë dhe Shkodër. Shkodra dhe Postriba të njohin mirë Ditmir, e dinë kush je dhe çfarë përfaqëson, në të kaluarën dhe sot. E ardhmja e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë i përket rinisë, njerëzve punëtor e të ndershëm, intelektualëve dhe patriotëve dhe jo sojit tuaj”, shkruan deputeti i PD.

Bardh Spahia Fb
Bardh Spahia Fb

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb