TIRANE- Deputeti i PD-së Klevis Balliu ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, ndërsa është ndalur tej vettingu në politikë. Përmes një statusi në ‘Facebook’ demokrati tha se Rama ka kërkuar vetting për mësuesit, mjekët, gjyqtarët e prokurorët, por nuk pranon për kabinetin e tij.

Sipas Balliut, Rama dhe qeveria e tij s’kanë të ngopur me para.

“VETING PËR TË GJITHË POR JO PËR PËRDHUNUESIT
Rama ka kërkuar Veting për mësuesit, Veting për mjekët, Veting për gjyqtarët e prokurorët, Veting për policët por për veten dhe kabinetin e tij nuk pranon Veting.
Faktet tregojnë arsyet.
Sepse Rama dhe qeveria e tij s’kanë të ngopur me para. Rama dhe qeveria e tij s’mund të justifikojnë avionët privat apo katër makina për familje. Nuk justifikojnë dot kostumet 6 mijë euroshe të qeveritarëve e për të mos folur për shpenzimet e të dashurave të kabinetit qeveritar, që i shihni sa në Amerikë e sa në Europë.
Prandaj nuk e do Vetingun ky zotëria.
Por Vetingun këtij tani do t’ia bëjnë qytetarët në rrugë duke e nxjerrë jashtë institucioneve shtetërore këtë qeveri karagjoze, e cila është mbushur me analfabetë dhe banditë.”, shkruan Balliu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb