TIRANE– Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka përmes një statusi në faqen e tij të “Facebook”-ut sulmoi kryeministrin Edi Rama për rekomandimin për çeljen e negociatave. Sipas Palokës, Rama hodhi fishekzjarrë dhe krijoi tym për qytetarët e thjeshtë, të cilët u hutuan dhe menduan që diçka ndryshe kishte ndodhur. Mes të tjerash demokrati komentoi edhe pjesëmarrjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dje në Kuvend. Sipas deputetit të PD-së, Tahiri është makthi më i fundit i Ramës

“Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament, kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati , ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet. Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat.”, tha Paloka.

REAGIMI I PALOKËS
Fillimisht u perpoq te mashtronte duke leshuar ne mjegull, nepermjet propagandes, idene se vendimi i Komisionit Evropian nuk ishte rekomandim per here te dyte, po vete hapja e negociatave. U arrit deri aty sa “gazetare” uronin live ne emisionet e tyre “hapjen e negociatave”. Hodhi fishekzjarre e krijoi tym sa mundi aq sa jo vetem qytetaret e thjeshte, po dhe njerez me informacion me te gjere, u hutuan e menduan qe dicka ndryshe kishte ndodhur, te pakten nga nentori i 2016 kur Komisioni dhe te njejtin rekomandim.
Kur fishekzjarret pushuan dhe tymi filloi te shperndahej, kur te gjithe kuptuan se nuk kishte gje per te festuar, atehere u kthye ne variantin e tij te parapelqyer; sulm ndaj opozites.
Aspak origjinal ne mbrojtjen e tij prej deshtaku, foli per armiq te brendshem e te jashtem vetem se kete here “armiqte” e lidhur me opoziten nuk ishin ruse, po gjermane, franceze e hollandeze. Te gjithe keta sipas liderit “magjepses”, qenkan kunder Shqiperise ne rastin me te keq. E ne rastin me te mire, kane rene viktima te mashtrimeve te Bashes e te opozites. I vetmi qe nuk ka faj e qe cdo gje e ka bere mire eshte AI.

Po nuk kuptohet ne logjiken e tij se pse keta “armiqte” e antarsuan Shqiperine ne NATO, i liberalizuan vizat, i dhane statusin e vendit kandidat e vetem tani qe qeveris lideri “magjepses”, papritur nuk na duan me ?!
I ka mashtruar opozita… Papritur ky “i paafti” Basha doli aq i zoti sa te errësoj ndricimin e liderit “magjepses” , madje edhe tek parizienet?!!!
Kjo ishte shfaqja qe po jepte dje ne Parlament, kur ju shfaq Tahiri, makthi i tij me i fundit. Ai qe i hedh poshte cdo propagande per drejtesine e reformuar tek “armiqte”. Ja kerkojne si shembullin minimal per te vertetuar se drejtesia nuk eshte e kapur prej tij, po sa here behet gati, ta leshoje, Tahiri i shfaqet dhe i kujton gjithe mekatet.
Ju shfaq dhe dje dhe ja menderosi gjithe propaganden per faktin pse nuk ja hapin negociatat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: