TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar sot pas përplasjes së fortë mes PS-së dhe LSI-së dhe akuzave që përfaqësues të kësaj force politike kanë bërë në adresë të drejtuesve të policisë.

Strazimiri i bën thirrje Prokurorisë të marrë në mbrojtje në cilësinë e “të penduarit”, Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, referuar deklarave mjaft të ashpra që ai bëri ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

“Thirrje prokurorisë së republikës! Merrni në mbrojtje në cilësinë e “të penduarit”, bashkëpunëtorin e drejtësisë Ilir Meta. Arrestoni personat ish-bashkëpunëtorë të tij, për të cilët dëshmon!!! Çlironi shtetin nga krimi!”, shkruan Strazimiri në “Facebook”.

strazo

Po sot Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta doli para mediave ku hodhi akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako që e cilësoi si “Haki Droga” duke e akuzuar se po përdor uniformat blu për inskenime mafioze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: