TIRANE

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka treguar arsyet se pse opozita do të kthehet në Parlament pas kaq shumë kohësh bojkot.

Në Konferencën e Kryetarëve ai tha se opozita nuk është kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale por për studentët.

“Ne s’jemi kthyer në Kuvend për marrëdhënie normale, por mbështesim kërkesat e studentëve. Zërin e tyre do të paraqesim atje,” është shprehur ai.

Ndërkohë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka përshëndetur rikthimin e opozitës në Kuvend ku foli për reformën zgjedhore.

“Të votojmë sëbashku reformën zgjedhore. Duke ditur se do riktheheshit, e depozituam sot në Kuvend ta miratojmë sëbashku të enjten ose të premten,” tha Balla.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb