TIRANË

Deputeti i PD Gent Strazimiri e cilëson qeverinë ilegjitime pas investigimit të Zërit të Amerikës dhe BIRN ku zbulohej blerja e votës. Sipas tij, prokuroria ka prova të pakundërshtueshme, për të arrestuar e nxjerrë para ligjit organizatën politiko-kriminale dhunuese të votës së shqiptarëve.

Strazimiri shkruan se “Zëri i Amerikës” sot na tregoi se në ç’gjiriz jetojmë, me ç’të pëgërë mbi kokë e me ç’fekale gostisin miletin në çdo studio televizive natë për natë!!!

STATUSI I STRAZIMIRIT

Qeveria “Nr.339/1”!!!
“Zëri i Amerikës” dëshmoi sot ilegjitimitetin e qeverisë aktuale, e cila është në pushtet, vetëm për shkak të parave dhe influencave kriminale të organizatave mafioze, realizuar përmes një skeme kriminale të mirëpërgatitur, të mirëmenduar dhe mirërealizuar!

“Zëri i Amerikës” gjithashtu dëshmoi se prokuroria shqiptare ka prova të pakundërshtueshme, për të arrestuar e nxjerrë para ligjit organizatën politiko-kriminale dhunuese të votës së shqiptarëve, dhe nuk vepron me vetëdije të plotë kriminale!

“Zëri i Amerikës” solli sot provat procedurale se si qeveria përdori mafien për të manipuluar zgjedhësit përmes parave, favoreve dhe shantazheve në të paktën 4 qarqe, të cilat në total japin 59 nga 140 deputetë që ka gjithsej Kuvendi i Shqipërisë!

“Zëri i Amerikës” sot zhbëri çdo “analizë politike” të “analistëve”, “politologëve”, “opinionistëve” me dhe pa parti, mbi performancën e “alternativave” në raport me “rezultatin” e zgjedhjeve dhe “vullnetin e shqiptarëve”…

Me një fjalë, “Zëri i Amerikës” sot na tregoi se në ç’gjiriz jetojmë, me ç’të pëgërë mbi kokë e me ç’fekale gostisin miletin në çdo studio televizive natë për natë!!!
“Zëri i Amerikës” sot rikonfirmoi në çdo germë denoncimet e bëra nga opozita çdo ditë që ka fal Zoti, që nga dita 0 e këtij regjimi!
KAQ!!!

Strazimiri Fb
Strazimiri Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb