TIRANE- Zëvendëskryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Andrej Plenkovic u shpreh dje, në një intervistë për “ABC News” se, “është shumë e rëndësishme për vendin që të vijojë reformën e drejtësisë dhe forcimin e administratës publike, por duke mënjanuar politizimin e saj dhe transformimin në një administratë partiake.

Ky është kurthi në të cilin nuk duhet të bjerë Shqipëria. Administrata shtetërore duhet të jetë e pavarur, funksionale dhe e shëndoshë”.

I pyetur në lidhje me kandidatët e inkriminuar në këto zgjedhje dhe faktin që opozita i tërhoqi dhe mazhoranca jo, Plenkovic u shpreh: “Kjo nuk është një shenjë e mirë. Do të ishte shumë më mirë që këta persona të kalonin përmes një procesi kontrolli para se të vendoseshin në listën e kandidatëve, në mënyrë që personat që marrin poste publike të kenë kredenciale të shëndosha dhe të dhëna solide për veten e tyre. Nëse ata kanë të dhëna kriminale në të shkuarën apo aktualisht, kjo nuk është në favor as të kredibilitetit të tyre dhe as të partisë që i ka vënë ata si kandidatë”.

(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: