TIRANE

Deputet socialist, Arben Pëllumbi, që është djali i një prej themeluesve te Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, ka pranuar publikisht se ka pasur ndërhyrje në administratë për punësimin e njerëzve.

Duke folur për mediat pas publikimit te përgjimeve të reja nga gazeta gjermane “Bild”, deputeti Pëllumbi ka deklaruar se Prokuroria duhet lënë të bëjë punën e saj, ndërsa ka shtuar se PS nuk do të mbrojë askënd, nëse ka një çështje penale.

“Duhet lënë Prokuroria të bëjë punën e saj. Ka pasur ndërhyrje në administratë për të punësuar njerëz, por mazhoranca jonë ka bërë shumë. PS e ka bërë të qartë qëndrimin, ne nuk mbrojmë askënd, nëse ka një çështje penale. Pa dyshim që ka edhe përgjegjësi morale në përgjimet e publikuara”, është shprehur deputeti i PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb