KAVAJE – Deputeti socialist, Parid Cara i kërkon publikisht ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që të largojë drejtorin e spitalit të Kavajës, i cili sipas deputetit është një njeri i korruptuar, ordiner dhe pijanec.

Në faqen e tij në “Facebook”, deputeti Cara ka bërë përgjegjës spitalin e Kavajës, pasi një qytetar i aksidentuar ka rënë në koma, pasi është transportuar në Durrës me ambulancë, pa mjek dhe pa bombol gazi.

Deputeti socialist shkruan se mosfunksionimi i spitalit të Kavajës është përgjegjësi e drejtorit Përparim Daiu, i cili sipas Carës, rrezikon jetët e njerëzve për të mbushur xhepin e tij.

Cara shkruan se i ka kërkuar disa herë ministrit Beqaj, largimin e drejtorit Daiu, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Perparim Daiu
Perparim Daiu

 

STATUSI I PLOTE I DEPUTETIT CARA
Korrupsioni dhe papërgjegjshmëria ne Spitalin e Kavajes ka arritur tashme ne nje nivel aq te larte saqe askujt duket se nuk po i bën me pershtypje. Dje eshte shenuar nje aksident ne qytet dhe te afermit e derguan te plagosurin me shpejtesi ne spital. Por mjeket atje rekomanduan qe te ndiqej ne spitalin e Durresit pasi kushtet ishin me te mira. Por me papergjshmerine me te madhe, i plagosuri eshte transportuar me ambulance, pa mjek dhe pa bombel gazi duke rene ne koma.
Spitali i Kavajes prej kohesh drejtohet nga nje njeri i korruptuar, ordiner e pijanec. Perparim Daiu nuk mund te jete fytyra e qeverisjes sone ne Kavaje. Disa here i kam kerkuar Ministrit largimin e ketij te papergjegjshmi, qe rrezikon jetet e njerezve per te mbushur xhepin e tij, por nuk kam marre pergjigje.
Shpresoj qe ky rast i fundit te ndergjegnjesoje te gjitha institucionet per te vene dore ne Spitalin e Kavajes. Une, deputeti i kesaj zone, do ta ndjek deri ne fund kete ceshtje.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb