TIRANE-Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu iu është bashkuar reagimeve për çështjen ‘Babalja’, ngjarje që ‘zien’ këto ditë. Në një status në ‘Facebook’ socialisti ka sulmuar PD-në, ndërsa thekson se kjo parti ka pësuar rrjedhje kolektive me videot që publikon.

Po ashtu ai ka komentuar edhe akuzat ndaj deputeti të PS-së Taulant Balla, që sipas PD pretendohet se ka udhëtuar jashtë me trafikantin Edmond Bego si dhe videot e Fredi Alizotit. Sipas Ndreut, PD ka humbur rrugën në oborrin e vet.

RRJEDHJE KOLEKTIVE NË PD
Të zenë ne panik për ca idiotesi vidiosh PD ka rrjedhe në grup. Keto dite treguan gjithe arsenalin e papergjegjshmerise qe i karakterizon.
Nje dite nxjerrin Alizotin qe thote qe e mori Drejetori Pergjithshem i Policise Ardi Veliu, pastaj dalim e thone se e ka marre drejtori policise Fier. Të vesh duart ne koke!
Nga ana ju del Taulanti ne Fushe Kruje e njehere te Alizoti, pastaj i numerojne daljet jasht ku ne shumicen e rasteve jane vizita zyrtare te konfirmuara.
Keta kan humbe rrugen ne oborr te vet.

Jane per tu meshiru !
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb