Deputeti socialist i Beratit Fadil Nasufi është përfshirë në një aksident ku është dëmtuar lehtë një qytetar. Policia e Beratit bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.

Një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M., 51 vjeç, banues po në Berat, deklaron policia. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.

Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe dyshohet se i ka prerë rrugën “Benzi”-t.

Gazetarja Eneida Petova raportoi për “BalkanWeb” se drejtuesi i biçikletës pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesën e tij.

Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, jemi njoftuar se në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin F.N, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M., 51 vjeç, banues në Berat.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës. Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: