TIRANË- Deputeti i PS-së Bledi Çuçi e ka cilësuar procedimin e 10 deputetëve të opozitës një gjë normale dhe funksionim të shtetit.

Çuçi komentoi veprimet e opozitës ditën e djeshme dhe protestën e saj kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri në emisionin “Studio e Hapur” në News24. Ai tha se kush ka ushtruar dhunë në sallë të parlamentit do procedohet.

Ai ishte pak i tepërt procedimi i deputetëve të opozitës?
Funksionim normal i shtetit. Kush ka ushtruar dhunë do procedohet. Janë aty nenet në kodin penal. Kush ka ushtruar dhunë në sallë të parlamentit sigurisht që do procedohet. S’më intereson fare kjo çështje. Është çështje e funksionimit të shtetit.
Është funksionim i prokurorisë. Në qoftë se do ketë vepër penale do hetohet, nëse s’ka do pushohet. Më duket normale. Ajo që pamë dje, flaka tymi, nuk janë normale. Nuk është funksionim normal. Ne si forcë politike e dënojmë këtë sjellje. Ashtu siç e kanë dënuar dje SHBA dhe sot BE me një deklaratë të posaçme që dënon çdo lloj dhune si jashtë edhe brenda institucioneve.

DEBATI
Robert Rakipllari:
Jashtë nuk pashë deputetë që dhunonin policinë. Pash përplasje, por jo dhunë nga deputetët ndaj policisë.
Grida Duma: Disa prej emrave nuk kanë dalë që të flisnin me aktivitetit dhe protestuesit. Disa kanë dalë. Unë në titra e kam parë sot. Çështja është që unë dëgjoja në media; tubim i paligjshëm. Ça do thotë? Është një logjikë e përdorur për të intimiduar. Këto metoda nuk na shqetësojnë fare. Protestuesit kanë solidaritetin tonë.
Erl Murati: Duke qëndruar tek veprimi i policisë që ka bërë kallëzim penal, duhet thënë se protesta ishte relativisht paqësore. Nuk pati dhunë, duke u mbështetur dhe tek standardi i protestave që kanë vendosur opozitat në Shqipëri.
Bledi Çuci: Është dhunuar procesi i votimit në Kuvend.
Grida Duma: Dëgjova njërin prej të ftuarve tuaj mbrëmë, se tymueset nuk ishin të forta dhe nuk digjnin. Nuk ishte menduar mirë. Unë nuk do thoja këtë.
Bledi Çuçi: Pamë edhe dy nga përfaqësuesit të LSI që hoqi 5 karta radhë, edhe një tjetër nga PS që hoqi dy.
Grida Duma: Pse nuk u denoncua dhe deputeti socialist?
Bledi Cuçi: Deputeti u detyrua të merrte dy karta për të shprehur mendimin e tij, pasi tek vendet e deputetëve të PD nuk kishte njeri. Ai merr një instrument për të shprehur mendimin e tij.
Grida Duma: Në rastin e dytë (deputeti i PS) i mori dy karta dhe i përdori. Këtë do e kuptojnë qytetarët vet.
Bledi Çuçi: Zonja Marku një gjë është e sigurt, është aty jo për të zhbllokuar por për të mos lejuar bllokimin e reformës. Vendi i mbetur bosh i prokurorit të përgjithshëm duhej zëvendësuar. Ajo do ketë mandat të limituar. Ajo që bëmë ne dje është që nuk lejuam bllokimin e reformës në drejtësi. Reforma do zbatohet, fillon shumë shpejt edhe vettingu. Skam asnjë pengesë.

Grida Duma: E sigurt është që kryeprokuror nuk është emri i kryeprokurores, por Edi Rama. Në momentet që flasim. E sigurt është që prokurori i përgjithshëm, ai që ishte, nuk ka qenë kështu.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb