TIRANË- Në zonë Lushnjës janë prekur nga sëmundja e dermatoza rreth 400 lopë, 40 kanë ngordhur. Lopët që kanë shpëtuar nuk do të kenë më eficencën që kishin para se të prekeshin nga sëmundja dhe për këtë arsye qeveria duhet të kompensojë, jo vetëm kafshët e ngordhura, por ato që janë prekur nga sëmundja.

Ky është rekomandimi i deputeti të zonës së Lushnjës, Arben Çuko në emisionin “Të bësh ekonomi” të gazetares Vjollca Kongjoni ne “NEWS 24”. Çuko vuri në dukje edhe mungesën e koordinimit mes institucioneve shtetërore për marrë masat në kohën e duhur. Sipas deputetit socialist qeveria qendore, konkretisht Ministria e Bujqësisë dhe pushteti lokal duhet të kishin marrë masa shumë më shpjet në lidhje me sëmundjen që ka prekur gjedhët në zonën e Ultësirës Perëndimore.

Sipas tij sëmundja tashmë është vënë nën kontroll dhe vaksinimi thuajse ka përfunduar në të gjithë zonën. Zona e Lushnjës është më e prekura nga sëmundja e gjedhëve, ndërkohë që kjo sëmundje është përhapur në të gjithë vendin.

Ndërkohë Luigj Turmalaj shprehet se sëmundja është përhapur me shpejtësi në të gjithë vendin dhe pasojat janë të rënda, jo vetëm për fermerët por edhe për ekonominë.

(o.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb