Postimet në Facebook më 28 dhjetor 2020 nga deputeti socialist i Lushnjës Bujar Çela, ku shpërndante leje legalizimi, ndërkohë që ky aktivitet është i ndaluar me vendim të KQZ-së, ka detyruar këtë institucion, bazuar në ankimimin e LSI-së, të nisë procedurat administrative ndaj Arben Qalliut, drejtues i Kadastrës në këtë Bashki.

Ai ka mohuar të ketë qenë pjesë e dorëzimit të lejeve të legalizimit së bashku me deputetin Çela. “Nuk kam qene në asnjë moment në terren për të dalë në foto me qytetarët”, ka thënë ai.

I pyetur se si dokumentet zyrtare mund të kenë rëndë do dorë të një deputeti, Qalliu tha se nuk ka dijeni.
Në fund të seancës dëgjimore, Arben Qalliu bëri një konstatim dhe një vlerësim politik mbi shpërndarjen e lejeve të legalizimeve, për të cilat sipas tij përdorimi politik nuk përbën meritë të veçantë.

“Njerëzit nuk janë aq të interesuar për lejet. Që të përdorësh lejet e legalizimit politikisht nuk është ndonjë meritë e madhe mendoj unë.”, tha ai.
Arben Qalliu do duhet të presë edhe pak ditë për të mësuar vendimin e KQZ-së. Në rast se do konstatohet shkelje, atëherë ai rrezikon të ndëshkohet me gjobë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb