Deputeti i PS, Fidel Ylli i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në Neës24 ka thënë se sot ka marrë një ftesë nga Tirana për të qenë në stadium në sfidën ndaj Crvena Zvezdës për Champions League.

Ai beson se Tirana do të fitojë sot ndaj kampiones së Serbisë edhe pse e pranon që futbolli serb është më lart.

Po ashtu Fidel Ylli thotë se në fund pavarësisht rezultatit, s’ka për të patur incidente në fushë apo jashtë saj pasi sporti bashkon.

”Besoj se sot do të fitojë Tirana. Sigurisht kultura serbe për futbollin është shumë më e fortë por nuk është e pamundur. Duke parë dhe ndeshjen e parë që bëri Tirana shpresoj që mund të fitojë. Jam tifoz i saj dhe falenderoj Presidentin që sot do kem mundësinë të jem në stadium. Nuk do të ketë asnjë incident në fund të ndeshjes, pasi sporti bashkon.”- tha Ylli.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb