Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka shkuar për të parë nga afër vatrat e zjarrit në Dukat. Agalliu tha se qeveria është e papërgjegjshme, teksa harxhon miliona euro për PPP dhe propagandë, ndërsa lë pa mjetet e nevojshme punonjësit e emergjencave civile në përballjen me zjarrin.

Postimi i plotë

Fatkeqësisht situata ka dalë jashtë kontrollit, qytetarët janë në rrezik, pasuria natyrore është në rrezik.
Kemi përballë një qeveri të papërgjegjshme që harxhon miliona euro në PPP dhe propagandë, ndërsa lë pa mjetet e nevojshme punonjësit e emergjencave civile në përballjen me zjarrin.
Mirënjohje për të gjithë forcat e emergjencës që po përballen me zjarret, ata janë po ashtu të braktisur nga kjo qeveri.
Të gjithë shqiptarët kanë parë sot se si kryeministri përdorte helikopterin e ushtrisë për udhëtime personale, ndërkohë që ai helikopter duhej përdorur për të ndaluar zjarret dhe shpëtuar jetë.
Ne jemi pranë qytetarëve në këto momente, iu bëjmë thirrje të jenë të kujdeshëm për jetët e tyre, të largohen nga zonat e rrezikuara deri në kthimin e normalitetit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb