Deputeti i qarkut të Lezhës, Eduart Ndocaj ka vizituar së bashku me fëmijët e tij 10-vjeçarin Kristi Maze, i cili është shtruar në spitalin e Bergamos, falë kontributit të mijëra qytetarëve shqiptarë, në pritje te operacionit të vështirë që do t’i shpëtojë jetën.

Në profilin e Facebook të deputetit Ndocaj janë postuar këto fotografi dhe thuhet se fëmijët e deputetit i kanë dhuruar disa lodra Kristit, si një mënyrë për ta larguar sadopak nga situata e vështirë shëndetësore që ai gjendet.

Disa ditë më parë, deputeti ‘kauboj’ ka vënë në shitje edhe kapelën e tij dhe të ardhurat nga ajo do të kalojnë në llogarinë e Kristi Mazes, për të paguar operacionin në Itali.

Deputeti Ndocaj megjithëse është në Parlament vetëm prej pak kohësh ka ndihmuar disa familje në nevojë, duke i dhuruar ushqime e veshmbathje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: