TIRANE – Ndoshta prisnit që deputeti “kaubojs” i Lezhës të mbërrinte sot në Kuvend me një kalë, por realisht nuk ndodhi kështu. Eduart Ndocaj ka mbërritur me një Benz “të vjetër”, që binte në sy, të cilin e ka parkuar në hyrje të godinës së Kuvendit.

Një ditë më parë, Ndocaj tregoi edhe historinë interesante të kapeles së “kaubojsit”, që e bëri të famshëm. Ai tha se kapelen e ka fituar në Republikën Domenikane gjatë një basti gjelash.

“Kapelen e kam fituar në kampionatin botëror të gjelave në Republikën Domenikane. Isha aty për qef dhe vura bast. Për fatin tim gjeli im e mundi gjelin meksikan dhe unë kështu fitova kapelen”- u shpreh ai.

Eduart Ndocaj u betua sot në Kuvend si deputeti më i ri i parlamentit shqiptar. Ai zëvendësoi në këtë detyrë deputetin e qarkut të Lezhës, Arben Ndoka, që dorëzoi mandatin e parlamentarit dy muaj më parë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: