Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka përjashtuar nga seanca ditën e sotme deputetin e Erion Piciri.

Ky i fundit është nxehur në Kuvend dhe ka nisur të bërtasë teksa pas disa paralajmërimeve Hysi e ka përjashtuar.

Më tej nënkryetarja e Kuvendit ka thënë se është fatkeqësi që Piciri vjen në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.

VASILIKA HYSI: Ju përjashtoj nga seanca z/Piciri. Është fatkeqësi që vini në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Fatkeqësi e madhe, ju përjashtoj nga seanca plenare.

Një minutë pushim, ndërpritet seanca. Ju lutem dilni nga seanca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb