Mbyllet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për platformën e Partisë Socialiste ‘Deputeti që Duam’, për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e garës elektorale nën siglën e PS-së.

I pari që përshëndeti këtë iniciativë ishte ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili përmes një videomesazhi nuk i kurseu këshillat për të rinjtë që duan të jenë pjesë e politikës, dhe të garojnë nën siglën e të majtës. Ai theksoi se më rëndësi është që ata të qëndrojnë të vendosur dhe të guximshëm.

“Përshëndetje Teuta dhe Taulant, faleminderit për ftesën. Mos nguroni që të më ftoni sërish. Se imagjinoni dot se sa inkurajuese ka qenë dhe për mua, dhe miqtë e mi, që do të shohin kaq shumë të rinj që duan të jenë pjesë e një politike të suksesshme, qoftë në fshatin apo në nivel kombëtar. Besoj që të jenë si miku im në parlamentin Evropian, qëndroni të guximshëm dhe të vendosur.”, tha Fleckenstein
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb