Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë eventit ”Deputeti që duam” ka thurrur lavde e elozhe për Ramën duke e cilësuar si lider të pakonkurrueshëm.

Ruçi tha se Rama ka 3 cilësi, vizionin, ambicion dhe energjinë që duhet të ketë një lider dhe që nuk i ka konkurrent tjetër i tij në Shqipëri.

Ai thotë se në fillim është Edi Rama, më pas janë disa vende bosh, dhe më pas do të shihet për ndonjë konkurrent ndaj tij.

“Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me së të ballafaqohemi me liderin tonë pasi këto tre cilësi që duhet të ketë çdo lider nuk ika konkurrent tjetër, është Edi Rama, janë shumë vende bosh dhe pastaj do i gjejmë se kush do e konkurrojë”, tha Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb