Deputeti i Partisë Demokratike, Agroh Shehaj ka reaguar për deklaratat e një dite më parë të socialistit Alket Hyseni, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Deputeti Hyseni e quajti, ish-kryeministrin Berisha “një plak autik” duke fyer e diskriminuar kështu personat e prekur nga autizmi.

Në reagimin e sotëm ne facebook, Agron Shehaj e cilëson gjuhën e përdorur nga Hyseni, fyese e denigruese. Shehaj thekson se çmimi më i mirë që ka marrë gjatë gjithë karrierës së tij është ai nga komuniteti i personave me sindromën Down. Ai kërkon që deputeti socialist të kërkojë falje ose të japë urgjent dorëheqjen.

Postimi i plotë

E dini cili është çmimi më i bukur që kam marrë gjatë gjithë karrierës sime në biznes e politikë? Vleresimi nga komuniteti i personave me sindromen Doën, dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Sindromës Doën per kontributin tim per femijet me sindromen Doën te Fondacionit @Doën Syndrome Albania.
Si kontribues i hershëm i këtij fondacioni, si deputet, si qytetar por edhe si baba, ndiej detyrën të reagoj ndaj gjuhës fyese e denigruese të deputetit Alket Hyseni.
Hyseni përdor gjendjen e të prekurve nga autizmi si formë fyese.
U ndjeva i neveritur. Jam i sigurtë që Hyseni nuk e di çfarë është autizmi, nuk e ka takuar kurrë një fëmijë ne spektrin e autizmit apo me sindromen Doën dhe s’ka njohur kurrë dy prindër që luftojnë në mënyrë të vazhdueshme per te ndryshuar mendësi si kjo e tij.
Pikërisht për këtë ai duhet sot, së paku, të kërkojë ndjesë. Dhe, nëse i ka mbetur ndopak ndërgjegje, të japë urgjent dorëheqjen.
Nëse vendin e Hysenit do e zinte një person me aftësi të kufizuara, politika do dilte e fituar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb