Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, teksa para pak ditësh rezultoi i prekur nga koronavirus, ka treguar se tashmë po shërohet.

Ai përmes një postimi në ‘Facebok’, Avdyli tha se nuk ka simptoma të sëmundjes.

“Sot e fillova një ditë me shumë pak simptoma. Po shkoj drejt përmbylljes së suksesshme të përballimit me Covid. Faliminderit të gjithëve për thirrjet (disa skam mund edhe ti hap), mesazhet, shkrimet e ndryshme. Faliminderit e ju dua të gjithëve. Shpejt edhe do shihemi…??? #mbanimaskë #mbanidistancë #mbanipasterti”, shkruan ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb