Deputeti i partisë maqedonase LSDM, Muhamed Zekiri ka sulmuar deputeten e PDIU-së, Mesila Doda pas deklaratave të saj se Maqedoninë e njeh si Iliridë e jo si Maqedoni e as si FYROM, duke kërkuar nga Dibra pavarësinë e Iliridës, nëse nuk pranohen kushtet e shqiptarëve.

Sipas Zekirit deklaratat e Dodës janë në shërbim të Gruevskit për të rritur tensionet në Maqedoni. Zekiri gjithashtu u shpreh se shqiptarëve në Maqedoni ka kush iu del zot e jo dikush nga atje duke shitur patriotizëm.

“Partia e saj është e vogël me 1-2 deputet e njëjtë si partia e Amdi Bajramit. Ajo shet patritoizem, kush ësht ajo zonjë, ajo nuk i ndihmon shqiptareve ajo i ndihmon VMRO-DPMNE-së”, theksoi Zekiri.

Më herët pati edhe një deklaratë nga LSDM kundër deputetes shqiptare, ndërsa mediat maqedonase hidhnin mundësinë e një ‘non grata’ për Dodën, pasi Zaev të vijë në pushtet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb