Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka pranuar si të bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të deputeti Milaim Zeka kundër caktimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji.

“Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 27.09.2018, është ndryshuar dhe ndaj personit në fjalë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, e cila do të zgjasë deri më 26.10.2018″.

Milaim Zeka akuzohet nga ana e prokurorisë për veprën penale “Kanosje”. “Kolegji penal i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore dhe shkresave të lëndës, vlerësoi si të arsyeshme zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi edhe më masën e arrestit shtëpiak do të arrihej qëllimi i njëjtë i sigurimit të prezencës së tij në procedurë”, thuhet më tej në njoftimin e Gjykatës së Apelit

Kjo pasi masa e arrestit shtëpiak hynë në kategorinë e masave të rënda alternative, është masë izoluese më të cilën atij do t’i pamundësohej shmangia nga procedura penale- ikja, pengimi i rrjedhës se procedurës, ndikimi në të dëmtuarit- dëshmitarët, e gjithashtu do t’i pamundësohej edhe rreziku i përsëritjes se veprës penale.

Zeka u arrestua pak ditë më parë, me arsyetimin e kërcënimit të prokurorit Afrim Shefkiu në Televizionin T7.

Pasi kishte bërë këto deklarata, pas Zekës, edhe deputeti Shkumbin Demaliaj ishte arrestuar, por Demaliaj vazhdon të jetë në paraburgim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb