Zaptimi i tokave në mënyrë të padrejtë, ashtu siç pretendojnë banorët e Kaninës në Vlorë është bërë shkak i një proteste paqësore. Banorët thonë se 90 hektarë tokë po tentohen të përvetësohen në mënyrë të paligjshme. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ata janë të gatshëm të provojnë pronësinë e tokave, të cilat shprehen se i kanë prej me shumë se 300 vitesh, ndërsa akuzojnë një prej deputetëve socialiste si gllabëruesin e pronave.

Megjithëse thonë se zotërojnë dokumentet e pronësisë, banorët shprehen se iu janë refuzuar kërkesat për privatizimin e tokave. Ata paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat nëse deputeti socialist Fate Velaj nuk tërhiqet nga zaptimi i tokave.

Për tokat në fjalë banorët e Kanines ndodhen në një proces gjyqësor me deputetin Velaj. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë iu ka dhënë të drejtë banoreve dhe tashmë çështja ka kaluar në Apel ku pritet vendimi i kësaj të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb