Deputeti Dashnor Sula është treguar kritik ndaj qeverisë Rama në mbledhjen e sotme.

Sula u shpreh se në një situata ku vendi është në një kohë krizash, qeveria pasurohet, ndërsa xhepat e qytetarëve vetëm varfërohen.

“A flenë e qetë mazhorancë kur në këtë periudhë krizash në Shqipëri qeveria pasurohet dhe qytetarët varfërohen. Nuk e them këtë për të bëjë politikë. Sipas INSTAT në këtë periudhë krizash keni grumbulluar 342 mln euro. Këto përse nuk shpërndahet ashtu siç duhet. S’mund të ketë logjikë që të varfërohet xhepi i qytetarit dhe të pasurohet i pushtetit. Familjarët tanë a paguajnë çdo ditë më shumë, a keni marrë masa për të ndihmuar këto qytetarë…zero. Paketa e rezistencës që ju thoni a e dini që është 0.3 5 e prodhimit të brendshëm bruto. A ka logjikë që qytetarët të blejnë me çmime kaq të shtrenjta.”, ka thënë ai,.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb