TIRANE- Deputeti Pjerin Ndreu ka ndarë me publikun një ngjarje që sipas tij ka ndodhur në mbledhjen e Asamblesë së PS në Lezhë, ndërsa ka zbuluar një tjetër ‘Babale’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ndreu pohoi se një person kishte hyrë në mbledhje me diktofon në dorë për të incizuar. Ai tha se personin pasi e pikasi që po regjistronte, e nxorën jashtë nga mbledhja.

DENONCIMI
Nje Babale edhe në Lezhë. Në mbledhjen e Asamblesë të PS Lezhë, një i fshehur me diktofon në dorë për të inçizuar, gjendej në llozhin e sallës.
Instikti i profesionit te policit nuk më ka lënë akoma për ata që e dyshojne !
E nxorëm jashte, me qetësinë, kulturën që na përfaqëson duke i tregu paftyrësinë e paturpësinë e tij/tyre dhe misionin e shëmtuar qe po kryente !
E turpshme!
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb