Në emisionin ‘Pikat mbi i’ gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Artur Zheji komentuan vendimin e SPAK për urdhër arrestin e lëshuar ndaj deputetit socialist Alqi Bllako.

Gjatë bisedës në studio gazetari Hoxha tha se Bllako është i zgjedhur për çështjen e inceneratorëve dhe se ai vetë e ka marrë përsipër për ta bërë këtë gjë dhe ndaj sipas gazetarit nuk flet dot.

Nga ana e tij Zheji u shpreh se figurat e përfshira në aferën e inceneratorëve kanë pasur bindjen se janë të pakapshëm

Artan Hoxha: Atje brenda do të duhej  një i penduar. Një i penduar me këtë histori do të na bënte shumë mirë. Ai tha dje do e dorëzoj mandatin e deputetin. Këta të marrin të çojnë në burg dhe të thonë do të rrish urtë. Alqi kishte mundësi të fliste pa shkuar atje brenda, se në momentin që hyn aty nuk di çfarë ndodh. Ne nuk kemi parë një zyrtar të penduar, po ja edhe po u pendua, cili prokuror ka kurajë të marrë vendim.

Zheji: Ka pasur një bindje që janë të pakapshëm dhe të pandëshkueshëm dhe kanë lënë gjurmë të mëdha të veprimeve financiare. Ky e di që duhet ta mbajë shumë mirë me bosët, bosët janë ata që e kanë veshur me pushtet parlamentar. tani në prag të kongresit për tja lehtësuar punën kryeministrit i është dhënë garanci se ata do të sillen mirë dhe do ta mbyllin këtë çarje. Duke izoluar këtë, i vënë kapak asaj dhe ky po të sillet mirë, mund ta mbrojnë. Ai ka një të ardhur personale dhe do të rrezikojë siç është i ekspozuar tani. Ky ka preferuar të korruptojë me letra dhe jo me kesh.

Hoxha: Ky është zgjedhur për të bërë këtë gjë dhe e ka marrë përsipër për ta bërë këtë gjë dhe ndaj nuk flet dot sot ai. Patronazhistët nuk kanë punuar për Alqi Bllakon por për mandatin e tretë të Edi Rama dhe ata sot nuk janë të mërzitur por sot u është hapur një vend që mund ta synojnë. Ne jemi sot në këtë situatë, ku socialistët votojnë dhe i japin pushtetin Ramës dhe sot ata dëgjojnë që paratë e tyre ia ka marrë njëri që punon edhe në Zimbabve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: