Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë organizoi zgjedhjet për Kryetare në Degën 16, Tiranë. Deputetja e PD Albana Vokshi ka publikuar dhe emrin e kryetares së sapozgjedhur.

Kandidate për Kryetare ishin zonjat: Enkeleda Hajdërasi dhe Enxhi Muço.
Në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit, Komisioni shpalli znj. Enkeleda Hajderasi, Kryetare të LDG-së dega 16, Tiranë.

Enkeleda Hajdërasi, është diplomuar në Fakultetin “E drejtë Biznesi” në Universitetin “TBU- Tirana Business University College”, në vitin 2017, me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 2019 ka përfunduar shkollën e Avokatisë. Prej vitit 2016 është e punësuar në zyrë avokatie, ku dhe ushtron profesionin e Avokatit.

Enkeleda, vjen nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Ajo është anëtare aktive e Partisë Demokratike prej shume vitesh. Ka mbajtur postin e Nënkryetares së Degës 16 si dhe anëtares së kryesisë pranë kësaj dege.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb